
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditen e sotme në fshatin Kurjan të Rroskovecit.
Sipas burimeve për Versus.al, Altin Kuka 49 vjeç ka plagosur me armë zjarri vellezerit Lavdimir dhe Gramos Kurtaj, të cilët kanë ndërruar jetë teksa transportoheshin për në spital.
Menjëherë pas krimit autori është vetëdorëzuar në polici, ndërsa është sekuestruar dhe arma e krimit.
Policia ka mbërritur në vendngjarje, ndërsa ende nuk dihen rrethanat e këtij krimi.
Njoftimi i Policisë
Roskovec/Informacion paraprak
Rreth orës 14:00, në fshatin Kurjan, dyshohet se shtetasi A. K., 49 vjeç, ka vrarë me armë zjarri, shtetasit L. K. dhe G. K.
Shtetasi A. K. është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale. Arma e zjarrit është sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit./ Versus.al








