Fier- Policia ka zbardhur plagosjen e dyfishtë të ndodhur mbrëmjen e djeshme në lagjen ’11 janari’ ku tre persona u përfshinë në konflikt. Mësohet se 28 vjeçari Albion Majaci u përfshi në konflikt me dy vëllezërit Edi Hoxha, 40 vjeç dhe Loni Seitaj 38 vjeç.
Ka qenë Edi Hoxha ai i cili ka nxjerrë thikën për të goditur të riun, ndërsa gjatë këtij momenti ka mbetur i plagosur edhe vëllai i tij i përfshirë në përleshje.
Dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas konfliktit për të kaluar rrugën në vijat e bardha. Në përfundim të veprimeve hetimore, u arrestua në flagrancë shtetasi E. H., 40 vjeç, banues në fshatin Kraps, për veprën penale "Vrasja me dashje" e mbetur në tentativë. Versus.al







