AKTUALITET /

(EMRAT+FOTO) Të akuzuar për vrasjen e Irakli Davellës, kush janë dy shqiptarët që ranë në prangat e policisë greke

Po ashtu ju është sekuestruar edhe një armë zjarri që ngre dyshimet kryesore se Tulja dhe Guveli mund të jenë vrasës me pagesë.

Shkruar nga Versus
(EMRAT+FOTO) Të akuzuar për vrasjen e Irakli Davellës, kush
Jenis Tulja dhe Mirjan Guveli

Dy shqiptarë kanë rënë në prangat e Policisë greke, pasi dyshohet se kanë vrarë bashkatdhetarin e tyre Irakli Davella si dhe kanë plagosur rëndë Etmond Hysën. Ngjarja e rëndë u regjistrua  në  datën 15 dhjetor të vitit të kaluar në “Thermomakedonon “në Athinë.

Autoritetet greke kanë arrrestuar Jenis Tuljen, 44 vjeç ng Tirana dhe Mirjan Guvelin, 45 vjeç nga Saranda. Kapja e tyre është bërë e mundur pas një operacioni që është njëkohësisht në dy banesa në lagjet “Nea Smyrni” dhe “Peristeri” të kryqytetit grek.

Po ashtu ju është sekuestruar edhe një armë zjarri që ngre dyshimet kryesore se Tulja dhe Guveli mund të jenë vrasës me pagesë.

Por, si ranë në gjurmët e shqiptarëve, autoritetet greke?

Numërimi mbrapsht për gjetjen dhe arrestimin e tyre filloi menjëherë pas krimit që kryen. Sipas informacioneve, autorët pas vrasjes janë larguar nga vendi i ngjarjes me një makinë Renault ngjyrë të errët me targa false dhe kanë parkuar mjetin në një park.

Autoritetet përmes informacioneve dhe pamjeve të kamerave në zonë kanë arritur të lokalizojnë mjetin e përdorur nga autorët. Pasi vunë kamera me mbulim 24 orësh arritën që të merrnin më shumë të dhëna për shqiptarët.
Gjatë hetimeve për Vrasjen, njëri nga dy të arrestuarit shkoi pesë herë në Shqipëri , por lëvizjet e tij nuk arritën të çorientonin policët që ishin bërë “hija e tij”.

/Versus.al/

Poll