Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme (12 janar) tek 'Pallati me Shigjeta', ku një person ka mbetur i vrarë.
Sipas njoftimit të policisë në rrugën 'Myrte Zeneli' është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti me drejtues Bujar Nasufi, 56 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën. Dyshohet se autorët janë larguar me motor drejt zonës së Selitës.
Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po ushtrojnë kontrolle në zonë për kapjen e autorit/ëve të dyshuar.
Njoftimi i Policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 12.01.2025, rreth orës 20:40, tek “Pallati me Shigjeta” në rrugën “Myrte Zeneli”, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti me drejtues shtetasin B. N., rreth 56 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën.
Një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe vazhdon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të dyshuar.
Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po ushtrojnë kontrolle në zonë për kapjen e autorit.
Informacion më të detajuar mbi këtë ngjarje do të japim në vijim pas veprimeve hetimore paraprake. /Versus.al







