AKTUALITET /

EMRI/ Eksploziv në derën e banesës së të riut në Bushat, vetëm dëme materiale

Burime zyrtare nga policia bëjnë të ditur se, një sasi lëndë plasëse tritol është hedhur në portën e jashtme të banesës së Filip Dodaj, 32 vjeç në zonën e Bashkisë së Vaut të Dejës.

Shkruar nga Versus
EMRI/ Eksploziv në derën e banesës së të riut në
Pamje nga vendi i ngjarjes

  

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Bushat të bashkisë së Vaut të Dejës.

Burime nga policia bëjnë të ditur se, një sasi lëndë plasëse tritol është hedhur në portën e jashtme të banesës së Filip Dodaj, 32 vjeç në zonën e Bashkisë së Vaut të Dejës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:10 në fshatin “Bushat. Si pasojë e shpërthimit ka pasur vetëm dëme të vogla materiale.

“Rreth orës 21:10, në fshatin “Bushat”, Vau i Dejës, në portën e jashtme të banesës së shtetasit F. D., 32 vjeç, është hedhur një sasi e vogël, dyshohet lëndë plasëse.

Si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet për sigurimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.”, bën të ditur policia në një njoftim të sajin.

Poll