AKTUALITET /

EMRI/ Blinte drogë për t'ia shitur të burgosurve te Blloku i Sigurisë, arrestohet në flagrancë efektivi i policisë në Tiranë

Punonjësi i uniformës blu dyshohet për kryerjen e veprave penale si “Shpërdorim i detyrës”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” si dhe “Moskallëzim i krimit”.

Shkruar nga Versus
EMRI/ Blinte drogë për t'ia shitur të burgosurve te Blloku i
Mustafa Lleshi në momentin e arrestimit

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore në Tiranë ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë Mustafa Lleshi me detyrë trupë shërbimi në Bllokun e Sigurisë pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë.

Punonjësi i uniformës blu dyshohet për kryerjen e veprave penale si “Shpërdorim i detyrës”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” si dhe “Moskallëzim i krimit”.

Arrestimi i tij u realizua në bazë të informacioneve të siguruara nga Drejtoria Rajonale e AMP-së Tiranë, ku rezultonte se M. L. do të kryente një takim për blerjen e lëndës narkotike të dyshuar kokainë, me qëllim shitjen e saj më pas në ambientet e Bllokut të Sigurisë, ku ai ushtronte funksionin.

Gjatë kontrollit fizik që u ushtruar ndaj tij, u gjet një dozë prej 0.4 gramë lëndë narkotike, si dhe 70 euro në para të gatshme, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, e cila do të ndërmarrë veprimet e mëtejshme.

 

Tags:

amp

Poll