AKTUALITET /

EMRI/ “Do të publikoj foto intime...”/ Shantazhonte prej 3 vitesh grekun, arrestohet 47-vjeçari në Korçë

Policia e Korçës arrestoi një 47-vjeçar për shantazh ndaj shtetasve grekë, duke kërcënuar se do të publikonte biseda dhe foto intime. Nga ky veprim ai dyshohet se ka përfituar mijëra euro, ndërsa hetimet vazhdojnë për identifikimin e të tjerëve të përfshirë.

Shkruar nga Versus

EMRI/ “Do të publikoj foto intime...”/ Shantazhonte prej 3

Policia e Korçë ka arrestuar një 47-vjeçar, i cili dyshohet se ka shantazhuar një shtetas grek duke kërcënuar se do të publikonte biseda dhe foto intime, ndërsa nga ky veprim dyshohet se ka përfituar 4 mijë euro.

Në njoftimin zyrtar, Policia bën me dije se operacioni i koduar “Blackmail” u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, pas katër muaj hetime me metoda proaktive. Shtetasi i arrestuar identifikohet si Kristi Joga, banues në Korçë.

Hetimet tregojnë se gjatë një periudhe rreth trevjeçare, Joga ka përdorur shantazhin për publikimin e fotove dhe bisedave intime për të përfituar para. Përveç rastit të shtetasit grek, dyshohet se ai ka përfituar edhe shuma të konsiderueshme parash nga të tjerë shtetas grekë, që variojnë nga 30,000 deri në 40,000 euro.

Policia bën me dije se hetimet vazhdojnë për identifikimin e të tjerëve të përfshirë në këtë aktivitet kriminal, ndërsa materialet procedurale janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë për veprime të mëtejshme ligjore.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, operacioni policor i koduar “Blackmail”. Operacioni, rezultat i 4 muajve hetime me metoda proaktive. I mori 4000 euro një shtetasi grek, duke e shantazhuar për rreth 3 vjet, se do t’i publikonte biseda dhe foto intime, vihet në pranga 47-vjeçari.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Korçë, si rezultat i hetimeve të kryera për një periudhë 4-mujore, me metoda speciale, në drejtimin e Prokurorisë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Blackmail”.

Në kuadër të operacionit u vu në pranga shtetasi K. J., 47 vjeç, banues në Korçë, për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” dhe “Mashtrimi”. Nga hetimet dyshohet se shtetasi K. J., për një periudhë rreth 3-vjeçare, nëpërmjet shantazhit për publikimin e bisedave dhe fotove intime, ka përfituar rreth 4000 euro, nga një shtetas grek. Gjithashtu, shtetasi K. J. dyshohet se me të njejtin mekanizëm, ka përfituar edhe nga shtetas të tjerë grekë, shuma të konsiderueshme parash, që variojnë nga 30 000 – 40 000 euro.

Vijojnë hetimet për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore, të shtetasve të tjerë të përshirë në këtë aktivitet kriminal. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme./Versus.al

 

Poll