
Kryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, po drejton sot mbledhjen e Grupit Parlamentar, e cila ka nisur në orën 11:00 në Pallatin e Brigadave.
Takimi përfshin fjalën e hapjes nga Rama dhe raportimin e ministrave të kabinetit qeveritar për punën dhe prioritetet e secilit sektor.
Në fjalën e tij, Rama theksoi rëndësinë e situatës aktuale, duke e cilësuar Shqipërinë në një udhëkryq të ri:
“Pas një fitoreje historike të zgjedhjeve, hapjes së kapitujve të negociatave për anëtarësimin në BE në një kohë rekord, dhe pas zhvillimeve që lidhen me reformën historike në drejtësi, por edhe me rritjen ekonomike dhe stabilitetin demokratik, Shqipëria kërkon një kuptim të drejtë dhe një adresim të vendosur nga ana jonë.”
Rama shtoi se projektet në zhvillim këtë mandat janë më të domethënshme se më parë dhe paralajmëroi për disa rreziqe që kërkojnë disiplinë dhe vendosmëri:
“Përndryshe, Shqipëria rrezikon të humbasë kohën më të çmuar dhe mundësitë e mëdha për t’u ngjitur aty ku amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit e ka kërkuar prej dekadash e shekujsh.”/Versus.al

