
Detajet e siguruara nga atentati i mbrëmshëm me armë zjarri në Rrilë të Lezhës bënë me dije se përveç 30 vjeçarit Sokol Daci, i plagosur dyshohet të ketë mbetur edhe Merando Nikulaj, nipi i të ndjerit Ardian Nikulaj i cili u ekzekutua në prill të 2023-it.
Hetimet e deritanishme kanë zbuluar se shënjestër dyshohet të ketë qenë vetë Merando Nikulaj, ndërsa në berberhane ndodheshin edhe 3 persona të tjerë, mes të cilëve edhe një polic që hapi zjarr në përpjekje për të neutralizuar autorët të cilët arritën të largoheshin.
Deri më tani, Nikulaj nuk është shoqëruar dot për t’u marrë në pyetje, ndërkohë që policia po kryen kontrolle në disa biznese e banesa për ta gjetur. 21 vjeçari shfaqet në kamerat e sigurisë teksa ecën me vështirësi dhe kjo ka ngritur dyshimet se ai mund të ketë mbetur i plagosur. Versus.al


