AKTUALITET /

EMRI/ Kanosi me armën e shërbimit kushëririn pas një sherri, arrestohet punonjësi i Gardës

Arrestimi i tij u krye, pasi gjatë një konflikti të çastit të ndodhur pranë banesës së tij, për motive të dobëta, ka kanosur me armën e shërbimit, shtetasin I.K, me të cilin ka edhe lidhje gjaku të afërta.

Shkruar nga Versus

EMRI/ Kanosi me armën e shërbimit kushëririn pas një sherri,

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Tiranë), ka arrestuar në flagrancë punonjësin e Gardës së Republikës së Shqipërisë, Inspektor Enis Ketën, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Kanosja” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”.

Arrestimi i tij u krye, pasi gjatë një konflikti të çastit të ndodhur pranë banesës së tij, për motive të dobëta, ka kanosur me armën e shërbimit, shtetasin I.K, me të cilin ka edhe lidhje gjaku të afërta.

Materialet proceduriale u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë./Versus.al

 

 

 

Tags:

enis keta amp

Poll