AKTUALITET /

EMRI/ Kapet i riu shqiptar që shpërndante drogë në Itali, e tradhëtuan nervat sapo pa karabinierët

Arrestimi i 29 vjeçarit shqiptar u bë pranë një karburanti aty ku po priste klientin e radhës për t'i shitur kokainë.

Shkruar nga Versus

EMRI/ Kapet i riu shqiptar që shpërndante drogë në Itali, e

Itali- Një i ri shqiptar i identifikuar si Afrim Ibra është arrestuar mbrëmjen e djeshme nga policia italiane në zonën e Tolentinos në Ankona ku u kap me lëndë narkotike në makinë.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga karabinierët, u zbulua se 29 vjeçari e kishte marrë me qira makinën vetëm me qëllim që të shpërndante kokainën tek përdoruesit.

Arrestimi i tij u bë gjatë orës 23:00 pasi karabinierët vunë re lëvizjet e çuditshme me makinë dhe nervozizmin e të riut. Ndërkohë që karabinierët iu afruan, shqiptari shtyu poshtë sediljes 2 qese ambalazhi me celofan me mbishkrime 100 dhe 53. Mediat italiane shkruajnë se të riut iu gjetën dhe sekuestruan 50 doza kokainë.

Ndërhyrja e policisë u bë pranë një karburanti të zonës ku shqiptari po priste klientin e radhës për t’i shitur lëndën narkotike. Versus.al

Poll