AKTUALITET /

EMRI/ Mbeti i bllokuar në kamion pas aksidentit, vdes shoferi i autobotit

Të dy mjetet kanë qenë duke lëvizur në një drejtim. Dyshimet e para janë që drejtuesi i autobotit nuk e ka vënë re mjetin bujqësor dhe në tentativë për të shmangur përplasjen është përmbysur.

Shkruar nga Versus

EMRI/ Mbeti i bllokuar në kamion pas aksidentit, vdes shoferi i autobotit

Një aksident ka ndodhur në aksin Lushnjë-Berat në Kashtebardh, ku është përfshirë një autobot i mbushur me karburant dhe një mjet bujqësor.

Drejtuesi i automjetit, Petro Piti, humbi jetën pasi mbeti i bllokuar, edhe pse qytetarët dhanë ndihmë për nxjerrjen e drejtuesit të mjetit.

Të dy mjetet kanë qenë duke lëvizur në një drejtim. Dyshimet e para janë që drejtuesi i autobotit nuk e ka vënë re mjetin bujqësor dhe në tentativë për të shmangur përplasjen është përmbysur.

Zjarrfikëset dhe policia ndodhen në vendngjarje, ndërsa rruga është bllokuar pasi është e lagur me karburant.

Fier/ Informacion paraprak

Rreth orës 18:30, në aksin rrugor "Lushnjë-Berat", një autobot i ngarkuar me lëndë hidrokarbure me drejtues shtetasin P. P., është përplasur me një mjet bujqësor me drejtues shtetasin A. T.

Nga përplasja ka humbur jetën në spital drejtuesi i autobotit, shtetasi P. P.

Ndërkohë shërbimet e Policisë kanë shoqëruar shtetasin A. T., në Komisariatin e Policisë Lushnjë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: