AKTUALITET /

EMRI/ Mbyti babain me tel e inskenoi vr*sjen si aksident, arrestohet 26 vjeçarja. Nën hetim dhe e ëma!

Fillimisht, e reja, e identifikuar si Emanilda Rama, ka telefonuar policinë rreth orës 23:00 të mbrëmjes së 23 korrikut, duke pretenduar se i ati, shtetasi A. R., 56 vjeç, kishte humbur jetën aksidentalisht.

Shkruar nga Versus

EMRI/ Mbyti babain me tel e inskenoi vr*sjen si aksident, arrestohet 26

Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Frashër në Fier, ku një 26-vjeçare ka vrarë babain e saj në banesë, duke e mbytur me një tel.

Fillimisht, e reja, e identifikuar si Emanilda Rama, ka telefonuar policinë rreth orës 23:00 të mbrëmjes së 23 korrikut, duke pretenduar se i ati, shtetasi A. R., 56 vjeç, kishte humbur jetën aksidentalisht.

Menjëherë pas denoncimit, specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në Policinë e Fierit, në bashkëpunim me Prokurorinë, nisën hetimet intensive. Gjatë marrjes në pyetje dhe verifikimeve të para, lindën dyshime të forta se ngjarja nuk ishte një aksident.

Hetimet zbuluan se Emanilda Rama kishte kryer vrasjen për motive ende të paqarta, duke përdorur mjet strangulues.

Pas krimit, dyshohet se ka bashkëpunuar me nënën e saj, 53-vjeçaren V. R., për të pastruar trupin dhe për të fshehur provat, me qëllim që ngjarja të dukej aksidentale.

Operacioni i koduar “Inskenimi” u finalizua me arrestimin e 26-vjeçares, ndërsa nëna e saj është shoqëruar dhe po merret në pyetje për të përcaktuar shkallën e përgjegjësisë.

Policia ka sekuestruar provat materiale dhe po vijon hetimet nën drejtimin e Prokurorisë për të dokumentuar të gjitha rrethanat e këtij krimi në familje. Materialet i janë referuar organit të akuzës për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Fier/Si rezultat i hetimeve të shpejta dhe profesionale, zbardhet dinamika dhe autorësia e një krimi në familje.

Vrau babanë e saj, nëpërmjet strangulimit (mbytje me tel), dhe e kallëzoi në polici, rreth mesnatës, si ngjarje aksidentale, arrestohet 26-vjeçarja.

Shoqërohet nëna e saj, pasi dyshohet se ka bashkëpunuar për pastrimin e trupit të 56-vjeçarit të vrarë, me qëllim inskenimin e ngjarjes si aksidentale.

Si rezultat i hetimeve profesionale dhe të shpejta, të kryera nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me Prokurorinë e Fierit, pas kallëzimit të shtetases Emanilda Rama, 26 vjeçe, rreth orës 23:00 të datës 23.07.2025, se babai i saj, shtetasi A. R., 56 vjeç, kishte humbur jetën aksidentalisht, në banesën e tyre, në fshatin Frashër, u finalizua operacioni “Inskenimi”.

Shërbimet e Policisë, gjatë deponimit të 26-vjeçares dhe gjatë veprimeve të para hetimore, kanë krijuar dyshim se humbja e jetës së 56-vjeçarit nuk ishte aksidentale dhe për këtë arsye kanë vijuar hetimet e thelluara.

Gjatë këtyre veprimeve të kryera në koordinim me Prokurorinë e Fierit, ka rezultuar se shtetasja E. R. ka vrarë babanë e saj, shtetasin A. R., për motive të dobëta, me mjet strangulues (mbytur me tel).

Më pas, 26-vjeçarja, dyshohet se në bashkëpunim me nënën e saj, njëkohësisht bashkëshorte e shtetasit A. R., shtetasen V R., 53 vjeçe, kanë tentuar të pengojnë zbulimin e së vërtetës, duke pastruar trupin e 56-vjeçarit. Pas këtyre veprimeve, shtetasja E. R. ka njoftuar Policinë.

53-vjeçarja është aktualisht e shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, ku po kryhen veprime të thelluara hetimore për të përcatuar shkallën e përgjegjësisë së saj në lidhje me këtë rast. Në përfundim të veprimeve hetimore do të ketë njoftim shtesë për përgjegjësinë penale të kësaj shtetaseje.

Gjithashtu, vijojnë hetimet, në drejtimin e Prokurorisë, me qëllim dokumentimin me prova ligjore të të gjitha rrethanave të këtij rasti.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme./Versus.al

Poll