AKTUALITET /

Emri/ Parandalohet tragjedia në Tiranë, 48 vjeçari kërcënon familjen me hanxhar

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në një banesë në rrugën “Haki Stërmilli”.

Shkruar nga Versus

Emri/ Parandalohet tragjedia në Tiranë, 48 vjeçari

Një ngjarje e rëndë kriminale brenda një familjeje u parandalua në kohë nga Policisë së Tiranës.

Një 48-vjeçar, që ndodhej me masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, është arrestuar në flagrancë pasi kanoste bashkëshorten dhe djalin e tij me një hanxhar.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në një banesë në rrugën “Haki Stërmilli”.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit Nr. 6 ndërhynë në kohë, duke parandaluar një tragjedi të mundshme dhe duke neutralizuar autorin, Elvis Bana banues në Tiranë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Ndërhyrja e menjëhershme e Policisë parandalon ngjarje kriminale në një familje.

Ndërkohë që ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, kanoste bashkëshorten dhe djalin, se do t’i vriste, arrestohet 48-vjeçari.

Sekuestrohet mjeti prerës (hanxhar), me të cilin kanoste 48-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, sapo janë njoftuar se mbrëmë, në një banesë në rrugën “Haki Stërmilli”, një shtetas po kanoste familjarët e tij, për jetën, me mjet prerës (hanxhar), kanë shkuar në vendngjarje.

Si rezultat i ndërhyrjes policore profesionale u parandalua ngjarja kriminale në këtë familje, si dhe u arrestua në flagrancë autori i dyshuar i rastit, shtetasi Elvis Bana, 48 vjeç, banues në Tiranë.

Nga verifikimet e mëtejshme në lidhje me rastin, rezultoi se 48-vjeçari ishte aktualisht me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Vjedhja”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme./Versus.al

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: