AKTUALITET /

EMRI/ Plagoset me th*kë 33-vjeçari, shpallet në kërkim autori i dyshuar, si nisi konflikti

Shkruar nga Versus
EMRI/ Plagoset me th*kë 33-vjeçari, shpallet në kërkim
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një 33-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë mbrëmjen e sotme në lagjen "15 Tetori", në Fier.

Raportohet se i plagosuri Dashnor Dorti, është dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmë mjekësore ndërsa policia ka nisur kërkimet për autorin e dyshuar të ngjarjes, J.R.

Burime për Versus.al bëjnë me dije se konflikti mes 33-vjeçarit dhe shtetasit J. R., ndodhi për një vend parkimi.

Njoftimi i Policisë

Rreth orës 18:30, në lagjen "15 Tetori", dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi J. R., ka dëmtuar lehtë me mjet prerës shtetasin D. D., 33 vjeç, banues në Roskovec, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë po punojnë për kapjen e shtetasit J. R. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Poll