AKTUALITET /

EMRI/ Tritol në parkingun afër spitalit ‘Amavita’, shënjestër automjeti i mjekes

Shpërthimi ka qenë shumë i fuqishëm aq sa janë thyer të gjitha xhamat e pallatit pranë spitalit ‘Amavita’.

Shkruar nga Versus

EMRI/ Tritol në parkingun afër spitalit ‘Amavita’,

Detaje të reja janë zbuluar nga shpërthimi i ndodhur mëngjesin  e sotëm në parkingun në afërsi të spitalit ‘Amavita’.

Sipas policisë një sasi e vogël e dyshuar si lëndë plasëse është vendosur në automjetin e Matilda Kajas me profesion mjeke.

Shpërthimi ka qenë shumë i fuqishëm aq sa janë thyer të gjitha xhamat e pallatit pranë spitalit ‘Amavita’.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 03:55, të datës 01.05.2025, në rrugën “Pjetër Budi”, dyshohet se në parkingun në afërsi të një spitali, është vendosur një sasi e vogël e dyshuar lëndë plasëse në gomën e parë të automjetit në pronësi të shtetases M. K.

Si pasojë ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve si dhe sqarimin e rrethanave të rastit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./Versus.al

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: