AKTUALITET /

EMRI/ Turisti anglez humbi jetën, arrestohet operatori turistik! Lejoi pushuesin të merrte Jet Ski pa leje drejtimi

Policia e Durrësit ka arrestuar Luis Xhumarin, operator turistik, për akuzën “Shkelje e rregullave të mbrojtjes në punë”, pas incidentit tragjik që ndodhi në det me dy pushues anglezë, ku humbi jetën drejtuesi 34-vjeçar i një Jet Ski.

Shkruar nga Versus
EMRI/ Turisti anglez humbi jetën, arrestohet operatori turistik! Lejoi
Foto ilustruese

Policia e Durrësit ka arrestuar Luis Xhumarin, operator turistik, për akuzën “Shkelje e rregullave të mbrojtjes në punë”, pas incidentit tragjik që ndodhi në det me dy pushues anglezë, ku humbi jetën drejtuesi 34-vjeçar i një Jet Ski.

Ngjarja ndodhi në thellësi të detit, ndërsa ende nuk është përcaktuar shkaku i saktë i vdekjes së viktimës. Ekspertiza mjeko-ligjore pritet të përcaktojë nëse vdekja ka ardhur si pasojë e mbytjes apo e ndonjë problemi shëndetësor.

Në rast se pushuesi nuk zotëron leje drejtimi, mjeti duhet të bëhet nga një punonjës i operatorit. Ngjarja tragjike e së dielës kthen në vëmendje sërish sigurinë në plazhe edhe këtë sezon turistik. Versus.al

 

Poll