
Greqi- Një 36-vjeçar i identifikuar si Celjan Mile me origjinë shqiptare është arrestuar nga policia greke, pasi akuzohet se ushtroi dhunë mbi bashkëshorten e tij greke, E.M 36 vjeç, dhe mbi fëmijët e tyre të mitur.
Ngjarja ka ndodhur në shtëpinë e çiftit në Nice, ku 36-vjeçari është kthyer në gjendje të dehur nga puna dhe ka nisur të bërtasë dhe të ushtrojë dhunë mbi gruan e tij.
Të njëjtën gjë ka bërë edhe me dy fëmijët e mitur të tyre, në moshën 6 dhe 9 vjeç.
Vajzën e mitur, 9 vjeçare e ka qëlluar në pjesën e pasme të kokës.
Përpos kësaj, bashkëshortja ka deklaruar në polici se një ditë më parë, Celjan Mile e ka detyruar atë të kryejë marrëdhënie seksuale.
Autoritete greke bënë me dije se është urdhëruar ekspertiza mjeko-ligjore e bashkëshortes dhe fëmijëve të tyre./ Versus.al







