AKTUALITET /

Çfarë ndodhi natën e Krishtlindjeve në zyrat kryesore të One? Misteri që rrethon ngjarjen dhe lidhjet e kompanisë me Bashkinë e Tiranës

Lajmi nisi të qarkullojë ditën e djeshme ku thuhej se  në godinën kryesore të “One Telecommunication”, dy persona të maskuar kanë hyrë në ambjentet e kompanisë dhe me leva në duar kanë shkatërruar disa kompjutera.

Shkruar nga Versus

Çfarë ndodhi natën e Krishtlindjeve në zyrat kryesore

Dy punonjës sigurie të kompanisë ‘One’ dhe 5 truproja private të ‘Nazer 2000’ që ruanin godinën e kompanisë telefonike janë në pranga pasi nuk kishin raportuar për një ngjarje të ndodhur më 25 dhjetor të vitit të kaluar në zyrat e kësaj kompanie, në Laprakë.

Por çfarë ndodhi natën e Krishtlindjeve?

Lajmi nisi të qarkullojë ditën e djeshme ku thuhej se  në godinën kryesore të “One Telecommunication”, dy persona të maskuar kanë hyrë në ambjentet e kompanisë dhe me leva në duar kanë shkatërruar disa kompjutera.

Menjëherë policia nisi hetimet nga ky rezultoi se lajmi që po qarkullonte ishte i vërtetë.

Dhe sipas njoftimit të uniformave blu dy shtetas kanë hyrë në ambientet e kësaj kompanie duke dëmtuar drynin e derës së pasme.

Po sipas policisë ngjarja është konstatuar nga punonjësi i sigurisë së brendshme të kompanisë në zonën e Laprakës, i cili ka deklaruar se nuk janë marrë sende dhe nuk janë shkaktuar dëme materiale.

Ndërsa Gentian Koçi dhe Arsil Feshti, të dy punonjës të sigurisë së brendshme të 'One Albania', njoftuan vetëm drejtuesin teknik të shoqërisë së sigurisë "Nazeri 2000" dhe jo policinë, siç e përcakton ligji. Gjithashtu as përfaqësuesit e tjerë të kompanisë, nuk njoftuan policinë.

Për rrjedhojë është nisur procedimi penal për veprat “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, ndaj:

• 2 punonjësve të sigurisë së brendshme të kompanisë, shtetasve Gentian Koçi, 50 vjeç dhe Arsil Feshti, 31 vjeç, si dhe drejtuesit të departamentit të zyrave dhe pasurisë të kësaj kompanie telefonike, shtetasit Erald Sina, 38 vjeç.

Po ashtu nisi procedimi penal për veprën “Moskallëzimi i krimit” ndaj:

•  drejtuesit teknik dhe 4 punonjësve të grupit të shoqërisë private të sigurisë "Nazeri 2000' që kishte në ruajtje ambientet e kompanisë, shtetasve Alfred Zylalaj, 54 vjeç, Gëzim Sala, 40 vjeç, Koço Veneti., 63 vjeç, Myzafer Dinoshi, 55 vjeç; dhe Ismet Tartari, 62 vjeç.

Por çfarë e lidh kompaninë telefonike One me Bashkinë e Tiranës?

Së fundmi Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) po heton marrëdhëniet mes kompanisë “One Communication” dhe “Gogel”, e cila drejtohet nga Arbër Veliaj. Në qendër të hetimeve janë dyshimet për favorizime apo ushtrim të ndikimit të paligjshëm nga ana e kryebashkiakut të arrestuar Erion Veliaj për të siguruar kontrata.

Nga dosja hetimore e SPAK që Versus.al e disponon rezultonte se Ajola Xoxa, bashkëshortja e Veliajt, ka përdorur disa kompani të lidhura me të dhe familjen e saj për të kaluar fonde të konsiderueshme, duke përfituar gjithashtu nga procedura të prokurimit publik.

Sipas SPAK, kompania “Gogel”, e cila është në pronësi të kunatit të Ajola Xoxës, Arbër Veliaj ka kaluar një sërë pagesash për kompaninë “Ava Studio”, një biznes që është formalizuar në emër të nënës së Xoxës, por që është kontrolluar de facto nga ajo.

Sipas hetimeve, “Gogel” ka lëshuar fatura për një shumë të konsiderueshme, si për shembull 36.000 euro, me përshkrimin “faturim sipas kontratës”.

Në dosje thuhej se “Gogel”  kishte si klient kryesor kompaninë e telekomunikacionit “One Albania”.

Nisur nga këto fakte vetvetiu lindin disa pyetje. Pse kompania e mbajti të fshehtë rastin për 3 muaj rrjesht? A ka të bëjë fshehja e ngjarjes me hetimet që SPAK kishte nisur për kryebashkiakun  Veliaj dhe vetë kompaninë së fundmi?

Fshehja e krimit përbën vepër penale a duhet që SPAK të nisë hetimet për kompaninë telefonike për këtë rast?

Kujtojmë që One nuk po hetohet vetëm nga SPAK por edhe nga Autoriteti i Konkurencës së bashku me kompaninë tjetër telefonike ‘Vodafone’ pas ankesave të qytetarëve për abuzime me paketat e shërbimit./Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: