AKTUALITET /

Çfarë ndodhi pak ditë më parë/ Lirohet biznesmeni nga Fushë Kruja, që kërcënoi presidentin e FSHF-së, Armando Duka

Kanë dalë nga qelia, biznesmeni nga Fushë Kruja Nazmi Selmani dhe nipi i tij, Petrit Selmani, të cilët pak ditë më parë kërcënuan dhe i shkuan në shtëpi, presidentit të Federatës Shqiptare të Futbolli, Armando Duka.

Shkruar nga Versus

Çfarë ndodhi pak ditë më parë/ Lirohet biznesmeni nga

Kanë dalë nga qelia, biznesmeni nga Fushë Kruja Nazmi Selmani dhe nipi i tij, Petrit Selmani, të cilët pak ditë më parë kërcënuan dhe i shkuan në shtëpi, presidentit të Federatës Shqiptare të Futbolli, Armando Duka.

Nazmi Selmani i cili është president i klubit të futbollit ‘Iliria’ njëkohesisht biznesmen dhe nipi i tij Petriti ishin të vetmit të cilët vijonin të qëndronin në burg, për kërcënimin ndaj Dukës.

Ndërkaq, djemtë e tij dhe Redian Loci ishin lënë të lirë që në dhënien e masës së sigurisë nga gjykata.

Ditën e sotme, gjykatesi Paulin Çera ka vendosur ‘detyrim paraqitje’ për dy të ndaluarit, Nazmi dhe Petrit Selmanin.

Nazmi Selmani, kreu i klubit ‘Iliria’ që kërcënoi në 31 gusht Presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, nuk është një emër i panjohur për publikun. Ai jeton në Fushë Krujë bashkë me familjen, ku drejtën klubin lokal dhe ka në pronësi një nga resortet më të mëdha në vend, ‘Nord Park Resort’.

Ky nuk ishte konflikti i parë i Selmanit me emra të rëndësishëm në drejtimin e kuqezinjve.

Pak vite më parë, Selmani në gjendje të dehur ka udhëtuar drejt Tiranës për të dhunuar Edy Rejan, në momentin që ky i fundit ishte trajner i kuqezinjve.

Qëllimi i Selmanit ka qenë angazhimi i djalit të tij, Gentian Selmani në ekipin e kombëtares kuqezi.

Selmani i është rikthyer një vit më parë futbollit, pasi për gjashtë muaj rresht ka qenë i dëmtuar. Aktualisht, ai është angazhuar si portier në ekipin e Tiranës, por babai i tij ka dashur që i biri të veshë fanellën kuqezi. Dhe duke qenë se grumbullimi nis nesër, Selmani ka kontaktuar Dukën për t’ia kërkuar këtë nder, por Presidenti i FSHF-së nuk ka pranuar.

Mosrealizimi i dëshirës nga ana e Dukës, që do të përmbushte ëndrrat e tij dhe të djalit, ka bërë që Nazmi Selmani të nisë mesazhe kërcënuese kundrejt Presidentit të FSHF-së.

‘…..pyte nonen e kalamajve tuj pyti fmijt e tuj a i kam bo un me qajt...,’- ka shkruar në mesazh Selmani.

Më pas, bashkë me djemtë e tij dhe një tjetër person i ka shkuar në banesë Dukës, në qytetin e Durrësit, sërish për ta kërcënuar.

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: