AKTUALITET /

Fiona Papajorgji zgjidhet në krye të Gjykatës Kushtetuese

Papajorgji ishte e vetmja kandidate për këtë pozicion dhe do të jetë në krye të Gjykatës Kushtetuese për tre vite radhazi.

Shkruar nga Versus

Fiona Papajorgji zgjidhet në krye të Gjykatës Kushtetuese

Gjyqtarja Fiona Papajorgji është zgjedhur në krye të Gjykatës Kushtetues pas ikjes së Holta Zaçajt  të cilës i përfundoi mandati në mars të këtij viti. 

Papajorgji ishte e vetmja kandidate për këtë pozicion dhe do të jetë në krye të Gjykatës Kushtetuese për tre vite radhazi.

"Mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese zhvilloi sot, më 18 dhjetor 2025, seancën për zgjedhjen e Kryetarit të ri të Gjykatës Kushtetuese. Në përfundim të procesit të votimit, në bazë të parashikimeve ligjore, Mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, me vendimin nr.14, datë 18.12.2025, zgjodhi njëzëri zonjën Fiona Papajorgji në detyrën e Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese",- thuhet në njoftimin zyrtar.

Ky vendim i njoftohet Presidentit të Republikës, Kryetarit të Kuvendit dhe Kryetarit të Gjykatës së Lartë./Versus.al

 

 

Poll