
Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një pallat trekatësh në qendër të qytetit të Peshkopisë rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm.
Flakët nisën në katin e tretë të godinës dhe u përhapën me shpejtësi në të gjithë ndërtesën, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.
Ngjarja ka shkaktuar panik te qytetarët, pasi godina ndodhet në një zonë të populluar ku ndërtesat janë shumë pranë njëra-tjetrës, duke rritur rrezikun e përhapjes së zjarrit. Për fat të mirë, banorët u evakuuan në kohë dhe nuk raportohet për persona të lënduar.
Shkaqet e rënies së zjarrit mbeten ende të paqarta. Hetimet janë në vijim, ndërsa dyshohet se një shkëndijë elektrike mund të ketë qenë shkaktari kryesor./Versus.al







