Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për Oltion Asllanin, i njohur si Vodollari, dhe për Serxhio Bajzën.
Ngjarja lidhet me episodin e së premtes së kaluar, kur 28-vjeçari Asllani hapi zjarr me kallashnikov ndaj një automjeti në lëvizje, në zonën e Kombinatit, pas një konflikti të dhunshëm me disa persona.
Gjatë seancës gjyqësore, Asllani ka deklaruar se nuk kishte synim të vriste, por vetëm të frikësonte individët që e kishin dhunuar fizikisht. Nga ana tjetër, Bajza ka thënë se shoqëroi me automjet shokun e tij jo me dëshirë, por sepse ishte ndjerë i kërcënuar prej tij.
Të dy të rinjtë do të hetohen për veprën penale të “vrasjes në rrethana të tjera cilësuese”, mbetur në tentativë./ Versus.al







