AKTUALITET /

EMRI/ Panik në Borsh: Pronari i hotelit kërcënon me armë punëtoret e tij, nënë e bijë (VIDEO)

Ndërkohë, në gjendje të lirë është proceduar penalisht edhe babai i autorit, shtetasi A.Sh., pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj një gruaje tjetër, shtetases A.K.

Shkruar nga Versus
EMRI/ Panik në Borsh: Pronari i hotelit kërcënon me armë
Pamje nga vendi i ngjarjes

Emanuel Shkëmbi, 26 vjeç, pronari i një hoteli në zonën e Borshit, është arrestuar në flagrancë nga Policia, pasi ka ushtruar dhunë ndaj dy punonjëseve të tij dhe i ka kërcënuar për t’i vrarë me armë zjarri. Ngjarja ndodhi brenda ambienteve të hotelit dhe u regjistrua nga kamerat e sigurisë.

Autoritetet njoftuan se është proceduar penalisht edhe babai i tij, Alfred Shkëmbi, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj një prej punonjëseve, 21-vjeçares që djali i tij kërcënoi me armë.

Sipas policisë, konflikti ka nisur për motive të dobëta, ndërsa viktimat janë A.O., 21 vjeçe, dhe R.O., 53 vjeçe, janë nënë e bijë. 

Gjatë kontrollit, policia gjeti armën e zjarrit së bashku me krëherin dhe tetë fishekë, e cila ishte fshehur nga një shtetas 76-vjeçar, i cili gjithashtu është proceduar penalisht.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Versus.al (@versusalbania)

Njoftimi i policise: 

Në datë 25.08.2025, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë u finalizua me sukses, Operacioni policor i koduar "THE GUNE", ku u bë e mundur Arrestimi ne Flagrancë i shtetasit Emanuel Shkëmbi.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjat konfliktit verbal me puntorët në hotelin e tij në Borsh, Himarë, shtetaset A.O dhe R.O nënë dhe bijë, i ka kanosur me një armë zjarri tip Pistolet. 

Gjithashtu u procedua ne gjëndje të lirë babai i tij shtetasi A.Sh babai i autorit pasi ka goditur shtetasen A.K duke ushtruar dhunë fizike tek ajo. 

Është proçeduar penalisht dhe shtetasi P.B pasi ka fshehur armën e zjarrit mbas konfliktit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua:

- 1 armë zjarri tip Pistoletë. 
- 1 krëhër Pistolete.
- 8 fishek 9mm. 

Materialet u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë për veprën penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyse dhe i munocionit” “Kanosja”, “Dëmtime të tjera me dashje” dhe “Veprime që pengoin zbulimin e së vërtetës”, të parashikuar nga Nenet  278, 84, 90 dhe 301 të K.Penal./Versus.al

Poll