AKTUALITET /

Krim në Volos/ Sot shqyrtohet masa për vrasësin e Marjolës, lufta për kujdestarinë e fëmijëve

Me urdhër të Prokurorisë së Volosit, që nga e hëna (25 gusht) ka nisur një hetim urgjent social nga Shërbimi Social i Bashkisë. Punonjësit socialë dhe psikologët janë duke kontaktuar familjarët nga të dyja anët për të përcaktuar ambientin më të përshtatshëm për fëmijët.

Shkruar nga Versus

Krim në Volos/ Sot shqyrtohet masa për vrasësin e Marjolës,

Ditën e sotme, 26 gusht, 40-vjeçar Pandeli Nakoleci që vrau bashkëshorten e tij 36-vjeçare në Volos, pritet të dalë përpara gjyqtarit. Ai do të shkojë në Gjykatën e Volosit rreth orës 11:00 dhe përballet me akuzën për vrasje me paramendim në kuadër të dhunës familjare.

Sipas ekspertizës mjeko-ligjore të kryer në Selanik, goditja vdekjeprurëse ishte në gjoks, shkaktuar nga një mjet prerës për gatim, i ngjashëm me një thikë të madhe.

Viktima kishte edhe plagë të tjera, përfshirë shenja në duar, që tregojnë se ishte përpjekur të mbrohej nga sulmi i bashkëshortit.

Ndërkohë që autori do të japë dëshminë e tij, në Shqipëri po zhvillohet ceremonia mortore e 36-vjeçares.

Kujdestaria e fëmijëve

Një çështje e rëndësishme mbetet kujdestaria e katër fëmijëve të familjes. Tre prej tyre janë nën moshën madhore (6, 13 dhe 16 vjeç), ndërsa vajza e madhe sapo ka mbushur 18 vjeç.

Me urdhër të Prokurorisë së Volosit, që nga e hëna (25 gusht) ka nisur një hetim urgjent social nga Shërbimi Social i Bashkisë. Punonjësit socialë dhe psikologët janë duke kontaktuar familjarët nga të dyja anët për të përcaktuar ambientin më të përshtatshëm për fëmijët.

Sipas medias helene Zougla.gr dy motrat e viktimës – njëra në Skiathos dhe tjetra në Itali – kanë shfaqur interes për kujdestarinë, po ashtu edhe gjyshi nga ana e babait, i cili jeton në Shqipëri.

Fëmijët kanë shprehur dëshirën të qëndrojnë në Greqi, dhe skenari më i mundshëm është që kujdestaria t’u jepet tezes nga Skiathosi, me mbështetje financiare nga teza në Itali.

Të gjitha procedurat do të përfundojnë pas kthimit të fëmijëve nga Shqipëria, ndërsa vendimi final do të merret nga Prokuroria.

Linia mbrojtëse e 40-vjeçarit

Avokati i të akuzuarit, i cili mori dosjen hetimore të hënën, pritet të kërkojë vlerësim psikologjik/psikiatrik, për të shqyrtuar gjendjen mendore të të 40-vjeçarit në momentin e krimit.

Mbrojtja duket se do të mbështetet në faktorë psikologjikë që mund të kenë ndikuar në sjelljen e tij gjatë ngjarjes./Versus.al

Poll