
Mëngjesin e kësaj të marte po zhvillohet ceremonia e pritjes për Marjola Nakolecin, 36-vjeçaren e vrarë katër ditë më parë nga bashkëshorti i saj në Volos të Greqisë.
Trupi i pajetë i saj mbërriti në atdhe pasditen e së hënës dhe do të prehet në varrezat e qytetit të Korçës.
Miq, familjarë dhe të afërm janë mbledhur për t’i dhënë lamtumirën e fundit, ndërsa dhimbja dhe tronditja janë të thella. Të afërmit e viktimës kanë ndaluar kategorikisht praninë e mediave gjatë ceremonisë.
Shërbesa mortore pritet të zhvillohet rreth orës 11:00 të paradites./Versus.al







