
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mesditën e sotme në autostradën Levan- Tepelenë në vendin e quajtur Fratar në Mallakastër.
Pesë automjete janë përplasur me njëra- tjetrën dhe si pasojë e goditjes së fortë janë lënduar tre persona, mes tyre edhe dy shtetas gjermanë.
Të plagosurit janë transportuar menjëherë drejt spitalit rajonal Fier ku po marrin ndihmën mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë dhe grupi hetimor të cilët po punojnë për të përcaktuar shkaqet e këtij aksidenti zinxhir. Versus.al

