
Bordi i Transparencës u mblodh sërish sot për caktimin e çmimeve të reja për karburantet.
Duke nisur nga sot një litër naftë do të shitet me jo më shumë se 191 lekë. Ky ndryshim rrit me 6 lekë më shumë çmimin tavan të naftës krahasuar me herën e kaluar.
Gjithashtu edhe benzina ka pësuar rritje dhe do të shitet me 176 lekë për litër. Çmimet e reja do të hyjnë në fuqi sot në orën 15:00. Versus.al

