AKTUALITET /

Grabitet me armë zjarri filali i bankës OTP në Tiranë

Dyshohet se autori ka qenë vetëm një person i maskuar. Policia po punon për kapjen e tij.

Shkruar nga Versus
Grabitet me armë zjarri filali i bankës OTP në Tiranë
Foto nga vendngjarja

Një grabitje me armë ka ndodhur në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë. Mësohet se autorët kanë grabitur me armë filalin e bankës së OTP. Policia bën me dije se një person i maskuar dhe i armatosur arriti të merrte një shumë parash. 

Sipas informacioneve, shuma e parave i është marrë një qytetari teksa ky i fundit po i tërhiqte tek arka. 

"Rreth orës 12:26, në rrugën “Gjin Bue Shpata”, një shtetas i maskuar ka hyrë në ambientet e një banke dhe, dyshohet se në kërcënimin e një sendi në dukje armë, ka marrë një shumë parash.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, janë ngritur pika kontrolli dhe janë orientuar të gjitha shërbimet policore, për identifikimin dhe kapjen e autorit"- njofton policia. 

Grupi hetimor po punon për identifikimin e autorit dhe dokumentimin e rastit. Versus.al

Poll