AKTUALITET /

FOTO/ Detaje të reja nga arrestimet në Dubai, mes të ndaluarve dhe vëllai i biznesmenit të vrarë Edmond Papa (EMRAT)

Mësohet se mes 5 të arrestuarve në Dubai me kërkesë ekstradimin e tyre, është edhe Kristo Qirici, vëllai i biznesmenit Edmond Papa, i vrarë në zonën e Komunës së Parisit më 16 dhjetor 2022

Shkruar nga Versus

FOTO/ Detaje të reja nga arrestimet në Dubai, mes të ndaluarve

Detaje të reja janë zbardhur nga arrestimi në Dubai, i 5 personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SPAK, me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë.

Mësohet se mes tyre është edhe Kristo Qirici, vëllai i biznesmenit Edmond Papa, i vrarë në zonën e Komunës së Parisit më 16 dhjetor 2022.

Qirici u shpall në kërkim nga SPAK në mars të vitit 2025, pas goditjes së grupit kriminal që dyshohet se drejtohej prej tij.

Sipas Prokurorisë së Posaçme, grupi i 44-vjeçarit trafikonte sasi të mëdha droge drejt Greqisë.

 Po ashtu, si pjesë e këtij grupi rezultojnë të përfshirë në trafikun e drogës edhe 4 shefa komisariatesh policie.

Nga hetimi del në pah fakti se gjatë viteve 2019-2021 pjesëtarë të këtij grupi të strukturuar kriminal kanë pasur detyra të caktuara me qëllim kultivimin e bimëve narkotike cannabis sativa në zonën e Sarandës dhe rrethinat e saj, duke e mbjellë në zona të caktuara dhe duke e kultivuar në ambiente të mbyllura”, njoftonte në atë kohë SPAK.

Gjithashtu, ndaj pasurive të Qiriçit, GJKKO ka vendosur masë sekuestroje, pasi dyshohet se burojnë nga veprimtari të jashtëligjshme.

Papa përshkruhej si biznesmen nga Saranda, pronar hoteli, por gjithashtu i njohur për autoritetet për precedentë penalë jashtë Shqipërisë.

Sipas hetimeve të Prokurorisë, motivi kryesor dyshohet të ketë qenë hakmarrja. Hetuesit e lidhën ngjarjen me vrasjen me eksploziv të Aleksandër Sadikaj në qershor 2022. Dyshohej se mes Sadikajt dhe Papës kishte pasur konflikt për çështje të trafikut të drogës dhe se njerëzit e afërt të Sadikajt organizuan atentatin ndaj Papës.

Edmond Papa, vëllai i  Kristi Qiricit, u vra më 16 dhjetor 2022 në zonën e Selitës në Tiranë, teksa po pinte kafe në një lokal. Autorët e qëlluan me rreth 9 plumba dhe u larguan menjëherë nga vendi i ngjarjes. Ai ndërroi jetë rrugës për në spital.

Për vrasjen u akuzuan Andreë Bode si ekzekutor dhe Alban Velo si bashkëpunëtor. Sipas dosjes hetimore, ata e kishin vëzhguar Papën për disa ditë në Sarandë dhe Tiranë para atentatit.

Të tjerë persona të arrestuar në Dubai me qëllim ekstradimin në Shqipëri, janë shtetasit:

Kristo Qirici, Shkelzen Kraja, Ilir Lazri, Aleks Pepaj dhe Merxhan Celiku.

Ndërkohë hetimet vijojnë për një tjetër person që gjendet në Dubai i dyshuar për përdorim të dokumenteve false.

Poll