
Kryepolici Oliger Torba është komanduar drejtues i Policisë së Tiranës.
Burime për Versus.al bëjnë me dije se ky vendim është marrë nga drejtori i Përgjithshëm i policisë së shtetit, Skënder Hita, pas dorëheqjes së dorëzuar nga drejtori i Policisë së Tiranës, Elton Alushi.
Pritet që në orët në vijim të ketë edhe një njoftim zyrtar lidhur me ndryshimet në drejtimin e Policisë së Tiranës.
Elton Alushi kishte drejtuar Policinë e Tiranës prej afro dy vitesh, ndërsa ende nuk dihen shkaqet që çuan në paraqitjen e dorëheqjes së tij.
Oliger Torba u emërua një muaj më parë në pozicionin e ish-zv/drejtorit të Policisë së Tiranës, duke lënë detyrën që mbante më herët, atë tëe zv/drejtorit të policisë së qarkut Fier. Versus.al

