AKTUALITET /

Tentoi përplasjen me makinë të forcave operacionale për t’i shpëtuar arrestimit, mbetet në qeli djali i ish-deputetit Mhill Fufi

Fufi shoqëronte mbrëmjen e 19 majit, shokun e tij Leonard Dema, një 23-vjeçar nga Mamurrasi dhe i dënuar me 7 vjet burgim nga Gjykata e Trentos në Itali

Shkruar nga Versus

Tentoi përplasjen me makinë të forcave operacionale për

Amadeo Fufi, djali i ish-deputetit të PD, Mhill Fufi, është njohur me masën e sigurisë, ndonëse ndodhet i shtruar në spitalin e Traumës pasi është plagosur nga forcat operacionale gjatë një incidenti që ndodhi më 19 maj.

Ndaj tij është vendosur masa e sigurisë “arrest në burg” për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, si edhe “Kundërshtim i punonjësit të Policisë së Shtetit”.

Fufi shoqëronte mbrëmjen e 19 majit, shokun e tij Leonard Dema, një 23-vjeçar nga Mamurrasi dhe i dënuar me 7 vjet burgim nga Gjykata e Trentos në Itali për tentativë vrasjeje, i cili i drejtoi armën oficerëve të policisë.

Gjykata vendosi që Dema të qëndrojë në burg me qëllim ekstradimin drejt italisë, pasi është dënuar nga Gjykata e Trentos për veprën penale “Tentativë vrasjeje”, të parashikuar nga legjislacioni penal italian.

Kujtojmë se Shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale kishin marrë informacion për vendndodhjen e këtij shtetasi të shpallur në kërkim dhe kanë organizuar një operacion në aksin rrugor “Mamurras–Laç”.

Gjatë operacionit, në momentin e ndërhyrjes në një karburant në këtë aks, 23-vjeçari Leonard Dema sapo ka konstatuar efektivët, ka tentuar t’i përplasë me automjet duke u rrezikuar jetën, kurse personi që e shoqëronte iu ka drejtuar armën e zjarrit pistoletë policëve.

Agjentët e Operacionales, në kushtet e vetëmbrojtjes, gjatë ndërhyrjes për neutralizimin e tyre, kanë plagosur shtetasin Leonard Dema, i cili është në kujdesin e mjekëve.

Poll