Situata në Ferma VIP mes balerinit Ilir Shaqiri dhe poetes Mimoza Ahmeti, sa vjen e tensionohet. Së fundmi, një video po qarkullon në rrjetet sociale ku Ilir dëgjohet teksa shprehet me fjalë të rënda duke shkaktuar edhe reagime të shumta në rrjet.
Debati nisi pas një komenti të Mozës për një skenë të komentuar si LGBT, ndërsa Iliri më pas nuk u kursye me ofendime duke lënë të shokuar edhe banorët e tjerë të fermës.
Në pamjet e transmetuara, Iliri dëgjohet pranë pishinës duke thënë: “Bir kur*e, qelbësirë femër”.
Më pas ai vazhdon me deklarata të tjera të rënda, duke u shprehur: “Tre shterpa janë, asgjë tjetër, tre shterpa e them tamam” duke iu referuar aleatëve të poetes.
Ndërsa në një tjetër moment ai dëgjohet duke thënë: S’e kam problem ta kap njërin për flokësh ta fluturoj”. Versus.al

