AKTUALITET /

Foto e Video / I riu holandez që erdhi për pushime e gjeti vdekjen në greminat e Valbonës

ederata Shqiptare e Alpinizmit dhe Turizmit Malor, në një mesazh të bërë publik mbrëmjen e së martës, ka shpërndarë dhe foton e viktimës së ndjerë, i cili fatkeqësisht ende nuk është nxjerrë nga gremina, ku dyshohet se ka rënë aksidentalisht. 

Shkruar nga Versus

Foto e Video / I riu holandez që erdhi për pushime e gjeti vdekjen

Një tjetër ngjarje e rëndë ka goditur Alpet Shqiptare. Pasditen e sotme, një thirrje urgjente për ndihmë ka mbërritur në adresë të Federatës Shqiptare të Alpinizmit dhe Turizmit Malor, duke sinjalizuar një aksident malor të ndodhur në zonën e Qafës së Valbonës.

Sipas informacioneve paraprake, bëhet fjalë për një grup turistësh nga Holanda, të cilët kanë qenë duke eksploruar zonën pa guidë lokale. Fatkeqësisht, dyshohet se njëri prej tyre ka humbur jetën, ndërkohë që detajet e sakta do të konfirmohen sapo ekipet të mbërrijnë në vendin e ngjarjes dhe të vlerësojnë situatën në terren. Federata Shqiptare e Alpinizmit dhe Turizmit Malor, në një mesazh të bërë publik mbrëmjen e së martës, ka shpërndarë dhe foton e viktimës së ndjerë, i cili fatkeqësisht ende nuk është nxjerrë nga gremina, ku dyshohet se ka rënë aksidentalisht. 

Në ndihmë të operacionit, është aktivizuar edhe një grup i Federatës së Bjeshkatarisë dhe Ngjitjes Sportive të Kosovës, të cilët pritet të mbërrijnë në zonën e thellë malore për të asistuar në kërkim dhe evakuim, duke dëshmuar edhe një herë bashkëpunimin e ngushtë ndërkufitar në situata të emergjencës malore.

Për të përshpejtuar operacionin dhe për të garantuar ndihmë sa më të shpejtë për të mbijetuarit e mundshëm, nga Tirana është nisur edhe një helikopter me pjesëtarë të tjerë të ekipit të kërkim-shpëtimit malor, të pajisur për ndërhyrje në terrene të vështira dhe për të realizuar evakuim ajror në rast nevoje.

Federata Shqiptare e Alpinizmit dhe Turizmit Malor njofton se është në kontakt të vazhdueshëm me ekipet në terren dhe çdo informacion zyrtar i konfirmuar do të bëhet publik përmes kanaleve të saj zyrtare. / VERSUS / 

 

Poll