AKTUALITET /

FOTO/ Ky është 25 vjeçari që u gjet i vrarë në makinë, policia jep detaje

Romario Brunga, 25 vjeç është i riu që është gjendur pa shenja jete brenda një automjeti në Balldre të Lezhës. Sipas raportimeve të derimëtanishme në automjetin e viktimës është gjendur edhe një armë zjarri.

Shkruar nga Versus

FOTO/ Ky është 25 vjeçari që u gjet i vrarë në

Romario Brunga, 25 vjeç është i riu që është gjendur pa shenja jete brenda një automjeti në Balldre të Lezhës. Sipas raportimeve të derimëtanishme në automjetin e viktimës është gjendur edhe një armë zjarri.

Versus.al ka siguruar edhe foton e Romaria Brungës.

Nga informacionet paraprake i riu ka marrë vetëm 1 plumb, i cili për të ka rezultuar fatal. Kanë qenë familjarët  që e kanë gjetur trupin e pajetë të riut.

Autoritetet, përfshirë policinë, hetuesit por edhe ambulancën kanë vendosur tashmë perimetrin e sigurisë, duke mos lejuar automjetet e tjera të kalojnë për shkak të prishjes së provave në vendngjarje.

Ende nuk dihet rrethanat edhe motivi i humbjes së jetës të Brungës por Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes së rëndë. Megjithatë ende nuk është përjashtuar mundësia e vetëvrasjes.

Lezhë/Informacion Paraprak

Në rrugën e vjetër të Balldrenit është gjetur i pajetë brenda në automjetin e tij, shtetasi R. B., rreth 25 vjeç.

Nga veprimet e para të kryera në vendngjarje nga grupi hetimor, është gjetur brenda në automjet një armë zjarri, tip pistoletë, dhe një gëzhojë.

Po nga veprimet e para, rezulton se automjeti nuk ka dëmtime të jashtme nga armë zjarri, ndërsa viktima ka vetëm një plagë të shkaktuar nga armë zjarri.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet intensive në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes, për të përcaktuar nëse kemi të bëjmë me vetëvrasje apo me vrasje.

Në lidhje me këtë ngjarje do të ketë informacion më të plotë pas përfundimit të veprimeve të para hetimore./Versus.al/

 

 

 

 

Poll