
Francë- Një 47 vjeçar shqiptar është ekzekutuar me armë zjarri të dielën e kaluar në lagjen Teisseire të Grenobles, ndërsa dy familjarë të tij përkatësishtdjali dhe nipi mbeten të plagosur rëndë. Mediat franceze shkruajnë se bëhet fjalë për Ylli Bezhanin, i cili ka ndërruar jetë pas të shtënave me pistoletë.
47 vjeçari Bezhani mësohet se ka marrë 5 plumba në trup.
I biri 24-vjeçar i viktimës dhe nipi 21 vjeç së bashku me një tjetër shqiptar mbetën të plagosur njëri në krah e tjetri në këmbë.
Ngjarja ndodhi pak para orës 20:00 në një zonë të qetë të qytetit, rreth 100 metra larg nga kryqëzimi me Avenue Paul-Cocat.

Autori i cili lëvizte me një skuter elektrik hapi zjarr drejt shqiptarëve. Ai shkarkoi karikatorin e tij drejt tyre dhe më pas u largua menjëherë. Policia është në kërkim të tij, por deri më tani nuk ka asnjë informacion. Bezhani humbi jetën për shkak të plagëve të marra. Djali i tij 24-vjeçar ndodhet gjithashtu në gjendje kritike për jetën. Prokurori i Grenoble, Eric Vaillant, njoftoi se është hapur një hetim për “vrasje” dhe “tentativë vrasjeje”.








