AKTUALITET /

FOTO/ Person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, kapet në Tiranë i riu nga Shkodra (EMRI)

Shkruar nga Versus

FOTO/ Person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, kapet

Tiranë- Policia ka arrestuar në lagjen “5 maji” 29 vjeçarin Fatjon Bruçi i cili ishte shpallur në kërkim nga policia e Shkodrës për vjedhje me armë e mbetur në tentativë dhe për armëmbajtje pa leje.

Bruçi më 29 gusht të këtij viti kishte tentuar të grabiste një argjendari në lagjen “Vasil Shanto” të Shkodrës, por plani i tij mbeti në tentativë. Ai kishte marrë një banesë me qiran ë zonën “5 maj” me qëllim për t’u fshehur, por u kap teksa qarkullonte me makinën tip “Audi” brenda së cilës iu gjet edhe një sasi kanabisi.

FOTO/ Person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, kapet
Arma dhe maskat e sekuestruara

Ndërsa e pësuan edhe 2 pasagjerët që ndodheshin në mjet, Xhonatan Deliu, 21 vjeç dhe Enri Elezi, 19 vjeç të cilët dyshohen për veprën penale “përkrahja e autorit të krimit”.

Kontrolli në banesën e marrë me qira bëri që policia të zbulonte dhe sekuestronte një armë zjarri pistoletë, 2 maska silikoni dhe 550 dollarë të falsifikuara. Versus.al

Poll