Një ditë pas skandalit me mjekët e Spitalit Onkologjik, qytetarë të shumtë protestuan në rrugën e Kavajës, përballë Ministrisë së Shëndetësisë. Si gjithmonë "pikante" ishin dhe disa prej parullave të zgjedhura nga protestuesit, si ajo ku shkruhej “Jam këtu pë rata që paguan Maldivet tuaja me ditët e tyre të fundit o të neveristshëm, apo pankarta: Devijim destinacioni Air Maldivet në Air Burgu
Me kërkesë të prokurorisë, gjykata e kryeqytetit ka caktuar disa masa sigurie “arrest shtëpie” dhe “detyrim paraqitje” për pjesëtarë të stafit të Onkologjikut: zv.drejtoreshën e QSUT për Onkologjikun, Brikena Qirjazi, mjekun Edmond Gashi, mjeken Alketa Pere dhe kordinatorin Emiljano Lela si dhe për bashkëpunëtorët e tyre, në farmaci apo klinika private.
Hetimi lidhet me medikamentet për kimioterapi në pronësi të Onkologjikut, të cilat mjekët i shisnin tek subjektet private. Për të provuar ekzistencën e këtij dyshimi nga ana e prokurorisë u përdorën blerje të ilaçeve të stimuluara për kimioterapi.
Një skandal i madh duket dhe ajo që ka ndodhur me pajisjen e kobaltit, që nuk u vu në punë për shumë vite, duke ju mohuar këtë trajtim pacientëve të sëmurë. Njëherësh kjo pajisje dyshohet se ka emëtuar radioaktivitet në brendësi të ambienteve të Spitalit Onkologjik, gjë që ka shqetësuar me muaj stafin mjekësor të këtij spitali. Aktualisht mësohet se 7 antarë të personelit mjekësor dhe një sanitare janë të prekur nga sëmundjet malindje, por ende nuk dihet nëse ky numër i lartë të sëmurësh brenda stafit është shkaktuar nga ndotja e rrezatimit të pajisjes së kobaltit. Versus








