AKTUALITET /

FOTO/ Shqiptari ‘çmendet’ dhe shkatërron sallën e lojërave të fatit, 50 mijë euro dëme

Shkruar nga Versus

FOTO/ Shqiptari ‘çmendet’ dhe shkatërron sallën e

Fati nuk ishte me të.

Pasi kishte luajtur për një kohë të gjatë dhe kiste konsumuar alkool, në orët e para të mëngjesit një shqiptar ka shkatërruar një sallë lojërash fati në zonën e Trentos, Itali.

Policia kishte marrë një kërkesë për në lidhje me një klient, i cili tashmë kishte shfaqur sjellje të çuditshme, duke i ngulur sytë me këmbëngulje disa punonjës ndërsa luanin makinat ‘Slot’.

Në një moment, pasi piu edhe një birrë dhe urinoi në një makinë loje, ai papritmas humbi mendjen, aq sa u ngrit nga stacioni i lojërave, filloi të bërtiste si i çmendur dhe shkatërroi me dhunë mobiljet dhe pajisjet.

Dëmi i shkaktuar sipas llogaritjeve fillestare kap shumën rreth 50 mijë euro. Për arsye sigurie, në zonë u mblodhën të gjitha ekipet e policisë të vendosura në zonën urbane.

I acaruar, ai është larguar me vrap, i ndjekur nga policia. I gjurmuar pranë ‘Ponte Campiglio’, ai u ndalua menjëherë teksa kishte nisur të hidhte në tokë, vazo me lule të vendosura në parmakët e rrugës.

FOTO/ Shqiptari ‘çmendet’ dhe shkatërron sallën e

Edhe ndaj policëve ai është treguar agresiv, duke i qëlluar me shqelma dhe grushte, duke i shkaktuar njërit prej tyre lëndime që mund të shërohen në 5 ditë.

Poll