
Korçë- Një aksident automobilistik është shënuar gjatë ditës së sotme në qytetin e Pogradecit ku një furgon mallrash është përplasur me shtyllën e ndriçimit.
Mësohet se drejtuesi ka humbur kontrollin e automjetit dhe për pasojë ka dalë nga rruga duke u përplasur fillimisht me shtyllën e ndriçimit dhe më pas me vazot dekorative dhe pemët pranë një lokali.
Për pasojë, ka mbetur i plagosur shoferi i automjetit i cili është dërguar në spital ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. Versus.al








