AKTUALITET /

Rolls Royce e Lamborghini me vlerë miliona euro, dalin në shitje mjetet luksoze të bosave të krimit

Në katalogun e publikuar nga AAPSK vihet re se vetëm vlera e mjetit Rolls Royce e kalon çmimin prej 500 mijë eurosh.

Shkruar nga Versus

Rolls Royce e Lamborghini me vlerë miliona euro, dalin në shitje

Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK) ka publikuar katalogun e mjeteve të sekuestruara e konfiskuara të cilat kanë qenë pronë e personave që janë të përfshirë në veprimtari të paligjshme dhe kriminale.

Përveç mjeteve të cilat mund të konsiderohen ‘të zakonshme”, bie në sy vlera e mjeteve luksoze të konfiskuara nga bosët e krimit. Duke qenë se agjencia merret edhe me sigurimin e të ardhurave nga pasuritë e sekuestruara, këto pasuri janë vënë sërish në shitje me çmime që arrijnë shifrën deri në gjysmë milioni euro vetëm për një automjet, lloji “Rolls Royce”.

Lista vijon më tej me G Class, Porsche e Lamborghini të cilat kapin vlerën e qindra mijëra eurove si dhe skafe e varka me çmim dhjetëra miliona euro.

Rolls Royce e Lamborghini me vlerë miliona euro, dalin në shitje

Rolls Royce e Lamborghini me vlerë miliona euro, dalin në shitje Rolls Royce e Lamborghini me vlerë miliona euro, dalin në shitje   Rolls Royce e Lamborghini me vlerë miliona euro, dalin në shitje   Rolls Royce e Lamborghini me vlerë miliona euro, dalin në shitje   Rolls Royce e Lamborghini me vlerë miliona euro, dalin në shitje   Rolls Royce e Lamborghini me vlerë miliona euro, dalin në shitje   Rolls Royce e Lamborghini me vlerë miliona euro, dalin në shitje  

“Katalogu i mjeteve përfshin një gamë të gjerë automjetesh dhe mjetesh të tjera, të ndara sipas statusit ligjor – mjete të sekuestruara dhe mjete të konfiskuara – për secilën prej të cilave paraqiten të dhëna të detajuara mbi bazën ligjore të sekuestrimit apo konfiskimit, përshkrimin teknik, vitin e prodhimit, si dhe vlerën e përafërt të pasurisë. Dokumenti përfshin si automjete të përdorimit të përditshëm, ashtu edhe mjete me vlerë më të lartë tregu, duke reflektuar diversitetin e pasurive të administruara nga agjencia”, thuhet në njoftimin e Agjencisë. Në njoftim bëhet me dije se publikimi i katalogut lidhet me qëllimin për të rritur transparencën ndaj publikut. Versus.al

Poll