
Ministria e Mbrojtjes ka bërë publike shumat e dëmshpërblimeve që do të shpërndahen për 15 bashkitë e prekura nga zjarret gjatë sezonit veror. Ministri Pirro Vengu nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale bën me dije se do të shpërndahen plot 345 milionë lekë dëmshpërblime.
Shumën më të madhe do ta marrë bashkia e Krujës, e ndjekur nga Gramshi e Finiqi ku zjarret shkaktuan dëme të mëdha.
Postimi i Vengut:
Bashkë dhe gati, në përballim dhe në ringritje!
Mbi 345 milionë lekë dëmshpërblime për 15 bashkitë e prekura nga zjarret e verës.
Delvinë – 36 mln lekë
Dibër – 10,5 mln lekë
Gramsh – 86,6 mln lekë
Has – 0,7 mln lekë
Rrogozhinë – 1,8 mln lekë
Krujë – 146 mln lekë
Kukës – 0,6 mln lekë
Librazhd – 0,2 mln lekë
Peqin – 4 mln lekë
Tepelenë – 0,3 mln lekë
Kamëz – 2 mln lekë
Maliq – 1,2 mln lekë
Finiq – 40 mln lekë
Dropull – 7,7 mln lekë
Malësi e Madhe – 6,6 mln lekë. Versus.al

