AKTUALITET /

“Kërkuan 55 mijë euro për lehtësimin e masës”, SPAK çon për gjykim 2 ish-prokurorët

Shkruar nga Versus
“Kërkuan 55 mijë euro për lehtësimin e
Kledian Llaho, Çlirim Shahini

Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen në ngarkim të dy ish-prokurorëve Kledian Llaho dhe Çlirim Shahini të cilët dyshohet se i kanë kërkuar ryshfet Pando Papuçit vetëm për t’i lehtësuar masat e sigurisë si pjesë e një hetimi për ndërtim pa leje.

Ata u morën të pandehur më 23 dhjetor të vitit të kaluar. Hetimet e SPAK zbuluan se Papuçi, pasi iu shmang drejtësisë për rreth dy vite, u arrestua, dhe masa e sigurisë ndaj tij u ndryshua brenda një ore nga gjyqtarja Edona Vajushi, me kërkesë të prokurorisë. SPAK dyshon se ish-prokurorët i kanë kërkuar para Papuçit në këmbim të ndërhyrjes në procedurat gjyqësore, duke synuar zbutjen e masës. Këto veprime, sipas organit të akuzës, provojnë skemën e korrupsionit. Versus.al

Poll