AKTUALITET /

“Vranë nderin që të jetojë turpi”, u shkarkua si kryeprokuror i Sarandës, Llaho akuzon kreun e ILD: Ka inate personale

Shkruar nga Versus
“Vranë nderin që të jetojë turpi”, u shkarkua si
Fotomontazh: Kryeprokurori i shkarkuar i Sarandës, Kledian Llaho dhe kreu i ILD, Artur Metani

Pas shkarkimit nga detyra e kreut të prokurorisë së Sarandës dhe uljes me 20% të pagës për tre muaj, Kledian Llaho ka reaguar duke pretenduar se ndaj tij është bërë një padrejtësi.

Ai pretendon se nuk u morën aspak parasysh arritjet e tij në sekuestrimin e mbi 40 milionë eurove pasuri kriminale që i kanë kaluar në favor shtetit.

“E vranë nderin që të jetojë turpi. Nuk ka tirani më mizore se përjetësimi i drejtësisë nën maskën e ligjit. Dëshiroj të ndaj një reagim të shkurtër me median. Me vendimin e sotëm duke caktuar masë displinore ndaj Drejtuesit të Prokurorisë Sarandë, KLP konfirmoi fatkeqësisht anarkinë sociale, anarkinë morale dhe anarkinë ligjore që mbizotëron sot në këtë vënd të mjerë. Për ild dhe KLP nuk kanë asnjë relevancë sukseset e Prokurorit Kledian Llaho, nga hetimet e të cilit janë sekuestruar në qytetin e Sarandës mbi 40 milionë euro pasuri në favor të shtetit. Për ILD dhe KLP janë gjetur shkelje veprimet e drejtuesit të Prokurorisë vetëm pse ka marrë përsipër hetimin e dy çështjeve penale të cilat ai i dërgoi në gjyq por që sipas Ild duhet të trajtoheshin nga ankuesja. Gjithashtu sipas ILD dhe KLP Drejtuesi i Prokurorisë nuk e ka dëgjuar, nuk e ka këshilluar dhe nuk e ka "trajtuar"siç duhet prokuroren ankuese B.S”- shprehet Llaho.

Mes të tjerash prokurori argumenton se vendimi i sotëm i KLP për të pranuar kërkesën e ILD për masë disiplinore ndaj tij, nuk bazohet në ligj, por në inate personale që sipas tij ka kreu i ILD, Artur Metani.

“Vendimi i sotshëm është përvec se i pabazuar ligjërisht por edhe i diktuar nga dëshira e Inspektorit Metani për të performuar në statistika e aspak përmbajtje. Jam proceduar për inate personale dy herë brenda 6 muajve  si asnjë magjistrat tjeter, thua se unë paskam qenë e keqja e sistemit. Mirpo është fakt që Inspektori, ka qenë pjesë e një delegacioni me mua ne SHBA në nëntor 2023 dhe për shkak të qënies time pjesë e atij delegacioni, inspektori nuk mundi ta përtypte dot. Vetëm pas disa muajve shfrytëzoi ankesat pa asnjë rëndësi dhe nisi procedim disiplinor ndaj meje për vonesë në një cështje pa asnje interes, ndërkohë që sistemi lëngon prej ngarkesës ekstreme. Inspektori pas dy muajve nga nisja e procedimit të parë nisi një tjetër procedim mbi ankimin e një prokuroreje me të cilen kanë punuar ndihmës inspektorja e çështjes ndaj meje por edhe ai vetë në Avokaturën e shtetit. ( konflikt i pastër interesi). Une do e ankimoj kete proces dhe ankimimet nuk do te behen ne ambientet e 15 kateshit ( inspektori e di vet pse jo atje ) por zyrtarisht me poste! Shumica ka frikë prej të aftëve sepse nuk dëshiron rodhe nëpër këmbë.

Dhe po e mbyll me fjalet e Driteroit të madh;

Botë e mallkuar, plot me rezilë,

I miri shpon shpon duart

I ligu fiton trendafilë”- e mbyll reagimin e tij Kledian Llaho. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: