AKTUALITET /

SPAK e pezulloi se favorizoi vjehrrin, shkarkon Llahon si kryeprokuror të Sarandës dhe i ul pagën

KLP ka vendosur shkarkimin e Llahos si drejtues i prokurorisë së Sarandës dhe zbritjen e rrogës së tij me 20% për 3 muajt e ardhshme.

Shkruar nga Versus

SPAK e pezulloi se favorizoi vjehrrin, shkarkon Llahon si kryeprokuror të

Kledian Llaho është shkarkuar nga posti i kreut të Prokurorisë së Sarandës dhe për 3 muajt në vazhdim paga e tij do të ulet me 20% të shumës së zakonshme mujore.

Vendimi është marrë nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë pasi SPAK e kishte pezulluar Llahon nga detyra nën dyshimin se kishte kryer shkelje të rënda gjatë një procesi hetimor duke favorizuar vjehrrin e tij.

Më herët Inspektoriati i Lartë i drejtësisë kishte konstatuar shkelje pas verifikimeve që pasuan ankesat e bëra nga qytetarët. Gjithashtu në ankesat për Llahon kishte vërejtje edhe për sjelljen e tij ndaj kolegëve magjistratë.

Sipas hetimeve të SPAK, Llaho me veprimet dhe mosveprimet e tij ka kryer shkelje pasi nuk zbatoi vendimin e gjykatës për thellim hetimesh në një çështje të caktuar me qëllim që të favorizonte vjehrrin e tij. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: