AKTUALITET /

Gazetari Artan Hoxha i bën "gol" FSHF-së  

Gazetari Hoxha kishte bërë disa publikime në rrjetet sociale ku kritikonte ashpër Presidentin afatgjatë të FSHF-së lidhur me menaxhimin e federatës, fondeve, organizimit të disa ndeshjeve miqësore që dukej se nuk ishin në interes të kombëtares shqiptare të fubollit, por më shumë për interesa financiare.

Shkruar nga Versus

Gazetari Artan Hoxha i bën "gol" FSHF-së  

Sot gazetari investigativ Artan Hoxha u deklarua i pafajshëm nga Gjykata e Tiranës në një çështje të nisur nga Federata Shqiptare e Futbollit, e cila e akuzoi gazetarin për shpifje.

Gazetari Hoxha kishte bërë disa publikime në rrjetet sociale ku kritikonte ashpër Presidentin afatgjatë të FSHF-së lidhur me menaxhimin e federatës, fondeve, organizimit të disa ndeshjeve miqësore që dukej se nuk ishin në interes të kombëtares shqiptare të fubollit, por më shumë për interesa financiare.

Këto shkrime të publikuara në kohë të ndryshme shoqëroheshin shpeshherë me gjuhë të ashpër, kritike e thumbuese. Kjo provokoi që FSHF të niste një çështje penale ndaj gazetarit për shpifje.

Vlen të theksojmë se në rastin e gjyqeve për shifje janë dy të drejta që përplasen: liria e shprehjes nga njëra anë dhe e drejta për të mbrojtur reputacion e të prekurit, nga ana tjetër. Lidhur me këtë, avokati Dorian Matlija nga qendra “Res Publica”, me mbështetjen jetike nga National Endowment for Democracy, solli dy argumenta kryesorë përpara gjykatës:

Së pari, thëniet e gazetarit Artan Hoxha nuk përmbanin kumtimin e ndonjë fakti të pavërtetë, por ishin opinione të bazuara mbi fakte që kanë ndodhur. Gazetari nuk kishte pse të provonte opinionet vetjake, nëse provonte që kishte një bazë faktike të mjaftueshme. Gjithashtu, gjuha e përdorur nga gazetari ishte për qëllime stilistike, për të paraqitur kritika për një aspekt me interes publik siç është mbarëvajtja e sportit të futbollit dhe përfaqësueses kombëtare shqiptare.

Së dyti, e drejta për të mbrojtur reputacionin është vërtet një interes i ligjshëm për të kufizuar lirinë e shprehjes, por kjo vlen për individët dhe personat juridikë privatë, të cilët për shkak të konkurencës mund të pësojnë rënie të pozitës ekonomike apo sociale, duke humbur të ardhura apo edhe kapital financiar ose social.

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: