
Aksidentet me pasoja fatale në vendin e punës po shënojnë rritje nga viti në vit. Sipas INSTAT, që për herë të parë ka përfshirë aksidentet në punë në Raportin Vjetor të Treguesve të Shëndetit Publik, gjatë vitit 2024 janë regjistruar tre humbje jete më shumë se në vitin 2023.
Specialistët deklarojnë se gjatë vitit të kaluar 33 persona kanë humbur jetën si rezultat i aksidenteve teksa punonin. Për shkak të situatës së sigurisë në punë, janë kryer 224 inspektime, një rritje prej 2,8% krahasuar me një vit më parë.
Raporti evidenton gjithashtu se në 2024 janë regjistruar 177 të aksidentuar në vendin e punës, shifër që paraqet rritje prej 5,4% në krahasim me vitin 2023.
Meshkujt mbeten grupi më i ekspozuar ndaj aksidenteve në punë, pasi përbëjnë pjesën dërrmuese të rasteve. Ndërsa gratë përfaqësojnë vetëm 18,6% të të aksidentuarve dhe 6,1% të viktimave me pasojë vdekjen.
Përballë këtyre të dhënave, ekspertët e shëndetit publik bëjnë thirrje për forcimin e masave të sigurisë dhe përmirësimin e kushteve të punës.
