Rrëshqitja e dherave në kodrën e Currilave, ka krijuar së fundmi një situatë emergjente. Banorët e një pallati pranë kësaj kodre, janë evekuuar nga apartamentet e tyre gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm për shkak të rrezikut që u kanoset pas rrëshqitjes së dheut.
Prej vitesh, situata në këtë kodër është kritike pasi rrëshqitja e dherave bllokon vazhdimisht rrugën, por edhe rrezikon pallatet dhe universitetin “Aleksandër Moisiu” që ndodhet përballë bregdetit.

Shkak për rrëshqitjen e dherave dyshohet të jetë bërë shpyllëzimi i zonave të caktuara dhe ndërhyrja në kodër për ndërtime të ndryshme. Versus.al

