
Pas më shumë se një viti seancash paraprake, Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka vendosur të mos e kalojë për gjykim dosjen e njohur si "SASPAC", duke ia rikthyer atë Prokurorisë së Posaçme (SPAK) për plotësim hetimesh.
Vendimi u mor këtë të hënë, ndërsa gjykata vlerësoi se hetimet nuk janë të plota dhe kërkoi kryerjen e veprimeve shtesë hetimore për të gjithë personat e marrë të pandehur në këtë procedim, përfshirë ish-ministrin e Shëndetësisë dhe ish-drejtorin e agjencisë SASPAC, Ilir Beqaj.
Sipas vendimit të GJKKO-së, prokurorja e çështjes, Elida Kaçkini, do të ketë afat deri më 30 tetor për të plotësuar hetimet e kërkuara nga gjykata.
Aktualisht, për këtë dosje në masën e sigurisë "arrest në burg" vijojnë të mbeten vetëm Ilir Beqaj dhe Ermal Kurtulaj./Versus.al

