
Tiranë- Një 71 vjeçar amerikan i identifikuar si David Ira Lang ka rënë në prangat e policisë në kuadër të operacionit “Gjurma Virtuale” që u zhvillua si bashkëpunim mes autoriteteve shqiptare dhe atyre të SHBA.
I moshuari akuzohet se gjatë kohës së tij në Shqipëri ka prodhuar dhe zotëron aktualisht materiale pornografike me të mitur. Hetimet kanë zgjatur për disa muaj.
Gjatë kontrolleve të kryera nga policia, janë gjetur dhe sekuestruar materialet e përdorura për regjistrimn e këtyre videove.
Mësohet se 71 vjeçari ka precedentë të mëparshëm penalë pasi në Rusi ishte dënuar me 7.5 vite burg për të njëjtën vepër penale. Prej disa kohësh, i moshuari jetonte në Tiranë ku edhe u arrestua. Versus.al








